Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

I riu 23-vjeçar me inicialet B.H (emër i njohur për redaksinë), ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rezhanë të Mitrovicës, raporton Gazeta Express.

Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale. Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

Aksident i ngjashëm ndodhi edhe dje në komunën e Podujevës, si pasojë e rrokullisjes me traktor ka humbur jetën një mashkull i moshës 40-vjeç.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme