Shkëputja e një masivi inertesh në Shkozë, pranë ish uzinës së autotraktorëve, ka zënë poshtë një 26 vjeçar, i cili ka humbur jetën.
Policia bën me dije se 26 vjeçari A.R ishte duke nxjerrë skrap pranë vendit ku po punohet për Unazën e Madhe teksa u shkëput një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.