Vdes 7 vjeçari nga Gjakova pas kontaktit me rrymën

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij. Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Informacione për këtë rast ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj për Gazetën Express.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, tha më tej Elezaj.

Të ngjashme