Në moshën 66-vjeçare, ka vdekur Agim Zatriqi, ish-drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.
Zatriqi ishte funksionar në periudhën socialiste të Kosovës. Pas vitit 1999 ishte analist i medieve në Qendrën “Gani Bobi”, kurse në vitin 2001 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.
Zatriqi ishte i njohur si njëri ndër ekspertët më të shquar të medieve kosovare, profesionist i përkushtuar i nivelit ndërkombëtar.
Varrimi i tij do të bëhet nesër, në varrezat e Prishtinës.