Rreth orës 11 të ditës së sotme, një 31 vjeçar nga Istogu ka gjetur vdekjen derisa ishte duke punuar. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. Ai ka thënë se 31-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore, nga të cilat nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas Rugovës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u dërgohet familjarëve.
“Sot rreth orës 11 policia është njoftuar se në një lagje në Istog ka ndodhur një rast ku një person i moshës 31-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda, dhe gjatë transportit në Spitalin Regjional të Pejës ai ka arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë u lirohet familjarëve”, ka thënë Rugova për Express.