Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj, njofton për vdekjen e aktivistit në degën në Gjakovë, Besim Selmanaj.
Lekaj shkruan se Selmanaj u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ishte njëri ndër aktivistët më të devotshëm të partisë së tij.
Postimi i tij i plotë:
Dje mora lajmin e pikëlluar, që në moshën 47 vjeçare vdiq Besim Jahë Selmanaj, një nga aktivistët më të devotshëm të AAK-së në Gjakovë. Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Selmanaj dhe Berisha.
LAVDI!