Vdes aktori i njohur amerikan në moshën 83-vjeçare

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë aktori amerikan Burt Young, i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat Rocky.

Ai mori pjesë në dhjetëra filma dhe seriale gjatë karrierës së tij, por mbahet mend më së miri si Paulie, miku më i mirë dhe kunati i personazhit kryesor Rocky Balbao.

Artistit iu dha nominimi për Oscar në vitin 1976 në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.

Ai vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 83-vjeçare në Los Angeles, raportojnë mediat amerikane.

Të ngjashme