Papa Magasiva, i njohur për rolin e tij në “Power Rangers”, u gjet i vdekur të shtunën. Ai ishte 38 vjeç. Autoritetet thanë se në orët e para të mëngjesit në një banesë në Wellington zbuluan aktorin që nuk reagonte, sipas New Zealand Herald. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte “rrethana të dyshimta rreth vdekjes së tij”.
Magasiva ka luajtur Shane Clarke, Red Wind Ranger, në “Power Rangers Ninja Storm” një film shumë i njohur aksion.
Kolegu i tij në “Power Rangers”, Jason Chan, në një postim në Facebook shkruan se mban zi për humbjen e shokut dhe kolegut të tij.
“Është tepër e trishtueshme të dëgjosh se njëri prej familjes sonë është zhdukur. Tashmë nuk do të jetë më kurrë njësoj. Pua ishte qendra e energjisë në film dhe jashtë tij. Gjithmonë qeshte dhe bënte shaka”, shkruan ai.
Magasiva lë pas një vajzë nga martesa e tij e parë dhe gruaja e tij, Lizz Sadler, me të cilën u martua vitin e kaluar.