Ieoh Ming Pei, një nga arkitektët më të njohur të shekullit 20, ka vdekur në moshën 102-vjeçare, ka raportuar e përditshmja The New York Times.
Gazeta ka cituar djalin e tij, Chien Chung Pei, të ketë thënë se Pei ka vdekur gjatë natës.
Dizajnet moderniste të tij dhe projektet e profilit të lartë, e kanë bërë I.M Pei-n, një nga arkitektët më të mirë të shekullit të 20-të.
Në mesin e punëve të tij përfshihet edhe renovimi i Muzeut të Louvre-it në Paris, i cili përfshin një nga projektet që ai preferonte më shumë: piramidat e xhamit.
Ai po ashtu ka dizajnuar edhe Ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington.
Puna e tij nëpër muze, ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe objekte tjera në gjithë botën është përbërë nga një gjeometri precize dhe kualitet abstrakt.
Ieoh Ming Pei ka qenë djali i një bankieri me nam në Kinë. Ai është larguar nga shtëpia e tij më 1935, duke u bartur në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar më vonë arkitekturën.