Vdes endokrinologia, Dr. Drita Mekuli

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur endokrinologia, Dr. Drita Mekuli, në moshën 69 vjeçare.

Me këtë rast, Oda i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Dr. Drita Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.

Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.

Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë

Të ngjashme