Ka vdekur Faik Zeqiri, mitrovicasi që jetonte i vetmuar dhe në gjendje të mjerueshme.
Ai ishte bërë i njohur në qytetin e Mitrovicës, pasi ishte zhdukur në Shqipëri, shkruan Jepi zë.
Zeqiri që vinte nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, jetonte në kushte të mjerueshme në një garazhë në Tunelin e Parë.
Ditëve të fundit ai kishte fjetur në koridorin e Spitalit e Mitrovicës, pasi institucionet tjera nuk e kishin pranuar.