Një vajzë dhjetëvjeçare nga El Salvador vdiq përderisa ishte ishte e ndaluar nga amerikanët në kufi vitin e kaluar.
Ky është një rast i paraportuar më herët që çoi në gjashtë numrin e fëmijëve të emigrantëve që kanë vdekur, pasi u arrestuan nga autoritetet kufitare në tetë muaj.
Vajza kishte një histori të defekteve të lindura të zemrës dhe vdiq në shtator në një spital në Nebraska, thonë zyrtarët.
Emri i saj, kur dhe si kishte hyrë ajo në SHBA nuk janë zbuluar.
Ndërkohë, demokratët kanë kërkuar një hetim për vdekjet.
Presidenti Donald Trump është zotuar të ndalojë imigracionin e paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë, mes një rritjeje të numrit të njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin në muajt e fundit.