Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu.
AGK në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij.
Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar.
Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve.
I ndjeri Belegu për shumë vjet ka qenë korrespodent i RTK-së, për rajonin e Pejës.