I aksidentuari dje në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës ka vdekur në repartin intensiv të QKUK-së.
Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.
“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.