Modelja britanike Stella Tennant, një figurë e njohur në pasarelën e viteve ‘90, vdiq në moshën 50-vjeçare, njoftoi sot familja e saj.
“Me trishtim të madh po lajmërojmë vdekjen e papritur më 22 dhjetor 2020 të Stella Tennant”, tha ajo në një deklaratë.
“Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do të na mungojë shumë”, shkroi familja e saj, duke kërkuar që të ruhej privatësia e saj, transmeton BW njoftimin e publikuar në mediat botërore.
E zbuluar në 1994 nga fotografi i modës Steven Meisel, Stella Tennant, anëtare e një familjeje aristokrate britanike, u përzgjodh rregullisht për shfaqjet e Gianni Versace-s, John Galliano-s dhe Alexander McQueen-s, si edhe për fushatat reklamuese të Chanel.
Ajo ka qenë në kopertinën e revistave më të mëdha të modës, si “Vogue”.
Tenant ishte e martuar me fotografin francez, David Lasnet.