Vdes ikona e modës, Carla Fendi

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 19:22 | Nga

Carla Fendi, një nga pesë motrat në krye te Fendi-t, ka ndërruar jetë të hënën në darkë, në moshën 79 vjeçare.

Carla, së bashku me motrat e saj, transformuan biznesin e vogël të prindërve të tyre në një firmë mode luksoze e ndërkombëtare. Fendi është e famshme për çantat e tyre “bagetë” që kushtojnë mijëra dollarë.Teksa pjesa tjetër e familjes ishte e përfshirë në procesin krijues, Carla ishte përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun dhe marketingun.

Shtëpia e modës mori famë e prestigj pas bashkëpunimit me Karl Lagerfeld, i cili ndihmoi në dizenjimin e veshjeve, pellushëve dhe aksesorëve.

“Ajo ishte një burim frymëzimi dhe një shembull i punës së palodhur, kulturës së punës dhe ndjeshmërisë për të bukurën. Ajo do të jetë gjithmonë me ne,” thuhet në deklaratën për shtyp të Fendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme