Ka vdekur në moshën 93 vjeçare ish-kryeministri i Indisë, njëherësh kryetari i i Partisë, Bharatiya Janata (BJP), Atil Bihari Vajpayee.
Ai së fundi kishte probleme shëndetësore të cilat iu kishin shfaqur për shkak të moshës.
Vdekja e tij solli reagime të personaliteteve të njohura në Indi, të cilët vlerësuan lartë figurën e ish-udhëheqësit indian.
Kryeminisri indian, Narenda Modi ka quajtur vdekjen e Vajpayee si “fund të një epoke”. Me këtë rast, qeveria ka shpallur shtatë ditë zie, nga 16 deri më 22 gusht.
Ndërkaq, presidenti i partisë së kongresit kombëtar, Sharad Pawar ka thënë se humbja e ish-kryeministrit është një humbje e pariparueshme për Indinë.
Udhëheqësi veteran i Partisë Bharatiya Janata (BJP), LK Advani komentoi vdekjen e ish-liderit të partisë duke cilësuar atë si mikun më të afërt për më shumë se 65 vjet.
Trupi i Vajpayees do të qëndoj nesër në zyrët e BJP-së, ku qytetarët do të mund t`i japin lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre për disa vjet më radhë.