Vdes John McCain

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 08:09 | Nga

Senatori amerikan, John McCain, ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga zyra e tij, një ditë pasi nga familja e politikanit kishin thënë se ai e kishte ndërprerë trajtimin e kancerit në tru, me çka ishte diagnostifikuar vitin e kaluar.

McCain ishte veteran i luftës në Vietnam, ndërkaq dy herë kishte garuar për president të SHBA-së, por nuk kishte arritur të fitonte.

Ai ishte zë i fuqishëm në senatin amerikan, ku edhe nuk i kishte kursyer kritikat për presidentin aktual Donald Trump, ndonëse edhe ky i fundit vinte nga Partia Republikane të cilēs i takonte McCain.

Përndryshe, ai në prill të 2017-ës e kishte vizituar Kosovën, ku edhe ishte nderuar me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij për pavarësinë e këtij vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme