Ka ndërruar jetë personi i aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet me targa vendore ka goditur një këmbësor në lëvizje.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK i cili më pas është liruar në shtëpi, por më datë 14.11.2018, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore me ç’rast kë kërkuar sërish ndihmë mjekësore.
Dje, viktima (këmbësori, mashkull) ka ndërruar jetë.
Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime.