Një aksident me fatalitet ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në kilometrin e 5-të të autostradës Prizren – Vërmicë, njofton Klan Kosova.
Një këmbësor mashkull ka vdekur pasi është goditur nga një veturë me targa lokale.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe se trupi i pajetë është dërguar për autopsi në QKUK.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar me procedurë të rregullt.