Pas një sëmundje të shkurtër dhe serioze, këngëtarja maqedonase Esma Rexhepova ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 73 vjeçare.
Esma Rexhepova Teodosijevska e quajtur si mbretëresha e muzikës rome u bë e njohur në të gjithë botën. Në vitin 2013 mori titulli prestigjioz të artistit kombëtar të Republikës së Maqedonisë.
Ajo ishte e njohur në Ballkan dhe gjatë jetës së saj është kujdesur për 47 fëmijë dhe ka marrë pjesë në aksione të shumta humanitare nëpër botë.