Vdes krijuesi i posterëve të paharrueshëm të filmave hollivudianë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:32 | Nga

Është ndarë nga jeta në moshën 97 vjeçare, Bill Gold, krijuesi i disa prej posterëve më të paharrueshëm në botën e filmit.

Përpos jetëgjatë ai pati edhe karrierë të tillë që numëron më shumë se dy mijë posterë, përfshirë ata të filmave ikonikë si Casablanca, Dial M for Murder, Dirty Harry, East of Eden.

Ai e kishte filluar punën me kompaninë Warner Brothers që në të 40-tat, dhe posteri i filmit “Casablanca” është ndër të parët nga Gold.

Ndonëse i pensionuar nga viti 2003, ai kishte vazhduar që të dizajnojë posterë nga shtëpia e tij në Connecticut, dhe i fundit ishte ai i filmit biografik “J. Edgard” me regji të Clint Eastwood.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme