Vdes mjeku i njohur kosovar Ali Thaçi

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur mjeku nga Skënderaj, Ali Thaçi.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Ndahet nga jeta Dr. Ali Thaçi. Dr. Ali Thaçi ka lindur në qytetin e Skenderajt.Dr. Thaçi ka shërbyer për vite me rradhë si mjek në po të njejtin qytet”, thuhet në postimin e Odës së Mjekëve në “Facebook”.

“Si një ndër kontributdhënësit më të mëdhenjë, padyshim që do të vihet re mungesa e tij”, thuhet në postim.

Të ngjashme