Vdes mjeku pediatër, Naser Ahmeti

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë ka vdekur mjeku pediatër, Naser Ahmeti. Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ahmet idhe mbarë qytetarëve të kësaj ane.

Aliu e vlerësoi lart mjekun Naser Ahmenti, duke thënë se ishte shembull dhe profesionist i rrallë.

Ky është telegrami i ngushëllimit i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dërgoi telegram ngushëllimi, me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut pediatër, Dr. Naser Ahmeti!

“Mbrëmë, me pikëllim të thellë e trishtim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut shembull ferizajas, Dr. Naser Ahmeti. Shëndetësia ferizajase humbi një personalitet e profesionist të rrallë. Jeta e tij profesionale dedikuar të porsalindurve, fëmijëve tanë, ishte ekzemplar i dashurisë e pasionit për profesionin. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerit, profesionistëve shëndetësor dhe gjithë qytetarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” përfundon telegrami i ngushëllimit.

Të ngjashme