Ish-mesfushori i Cardiff City, Peter Whittingham, ka vdekur sot në moshën 35-vjeçare, njofton klubi nga Premierliga.
Whittingham nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda në kokë dhe ka vdekur në spital të enjten.
Ai ishte duke u trajtuar në spital pas një lëndimi të rëndë në kokë pasi ishte rrëzuar më 7 mars.
Në një komunikatë për media, Cardiff City njoftoi: “Me keqardhje dhe pikëllim të madh ju njoftojmë se Peter Whittingham ka vdekur sot në moshën 35-vjeçare. Na është thyer zemra”.
Ai ishte pjesë e Cardiffit që prej vitit 2007 dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të klubit.
Whittingham i kishte bërë 450 paraqitje për klubin, duke i shënuar 98 gola para se ta përfundonte karrierën në Blackburn më 2018.