Vdes në paraburgim në Birmani, një zyrtar partiak i lideres Aung San Suu Kyi

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar nga partia e lideres së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ka vdekur në paraburgim, pasi ishte arrestuar nga forcat e sigurisë në qytetin më të madh, Yangon.

Sot trupi i U Khin Maung Latt i është dorëzuar familjes, të cilës i ishte thënë se ka vdekur pasi i ka rënë të fikët.

Në foto shihet një leckë me gjak rreth kokës së 58-vjeçarit.

Aktivistët thonë se ai është rrahur nga forcat policore dhe ushtarake derisa ishte në paraburgim, ndërsa ishte marrë edhe në pyetje.

Protestat në Birmani po vazhdojnë që nga grusht-shteti ushtarak muajin e kaluar, kur u arrestua liderja Aung Kyi.

Sipas Kombeve të Bashkuara më tepër se 50 persona janë vrarë që kur ushtria ka marrë pushtetin, duke e arrestuar lideren e zgjedhur.

Autoritetet kanë thënë se i është bërë autopsia 19-vjeçarës Kyal Sin, dhe ka thënë se ajo nuk është vrarë nga Policia pasi është qëlluar nga prapa shpinës.

Fotot nga protesta tregojnë se asaj i ishte kthyer koka nga Policia.

Në një zhvillim tjetër, liderët ushtarakë në Birmani i kanë kërkuar Indisë fqinje që të kthejë disa zyrtarë policorë që kanë kaluar kufirin duke kërkuar strehim në Indi pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat.

Të ngjashme