Vdes në spital një 18 vjeçar në Shqipëri, u aksidentua dje me veturë

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Një 18 vjeçar ka ndërruar jetë sot në spital pas një aksidenti që ka ndodhur të enjten në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia në Shqipëri njofton se 18-vjeçari duke drejtuar veturën e tipit “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme