Ka vdekur mëngjesin e sotëm nëna e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe dëshmorit të UÇK’së, Fehmi Lladrovci. Lajmi është bërë i ditur nga vet Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i cili konfirmoi se nëna e tij vdiq mëngjesin e sotëm. Shkrimi i plotë i Lladrovcit: Njoftim! Më dhimbje të thellë […]
Vdes nëna e Ramiz e Fehmi Lladrovcit

Ka vdekur mëngjesin e sotëm nëna e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe dëshmorit të UÇK’së, Fehmi Lladrovci.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i cili konfirmoi se nëna e tij vdiq mëngjesin e sotëm.
Shkrimi i plotë i Lladrovcit:
Njoftim!
Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!
Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.
Varrimi i të ndjerës bëhet në ora 18:00 në varrezat e lagjes Lladrovci.

















