Andrea Michelli, ish-presidenti i klubit nga Serie C Pergolettese, ka vdekur sot në moshën 37-vjeçare, pasi ishte infektuar me Coronavirus.
Pandemia Covid-19 e ka goditur Italinë më rëndë se çdo vend tjetër të botës, veçanërisht rajonin e Lombardisë, ku mbi 3.000 persona kanë vdekur deri më tani.
Pergolettese, klubi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit italian, konfirmoi përmes një komunikate se ish-presidenti i vet ka vdekur.
Ai e kishte ndihmuar ekipin e vet të rikthehet në nivelet e futbollit profesionist pasi e kishte fituar titullin në Serie D dhe më pas ishte larguar duke dhënë dorëheqje më 2016.
Më parë, Michelli kishte qenë edhe president i ekipit lokal Pizzighettone