Trajneri Emin Simnica ka vdekur, sot në moshën 65-vjeçare, nga një sulm në zemër.
Simnica ishte trajner i juniorëve i KF “Llapi” dhe ka pësuar infarkt në ndeshjen e juniorëve mes “Ramiz Sadikut” dhe “Llapit”.
Ai fillimisht ka ndjerë dhimbje në zhveshtore, ndërsa më pas është nisur menjëherë drejt Prishtinës.
Pavarësisht ndihmës që mori, nuk ia doli të mbijetojë.
Simnica në të kaluarën ka qenë trajner i Besianës dhe Hysit.
Varrimi i të ndjerit bëhet të enjten në varrezat e qytetit në Podujevë, prej orës 14.00