Sot ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Nehat Shala.
Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci tha se Shala ishte dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.
Postimi i plotë:
Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.
Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.
Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.