Një i ri ka humbur jetën para rreth një ore në një aksident me motoçkletë në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori, Milaim Fejzullahu.
“Para rreth një ore ka ndodhur vet-aksidenti në fshatin Sankoc të Drenasit. Dyshohet se është ndesh me një mur afër rrugës. Një person i moshës 17-vjeçare ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe ekipet mjekësore “, ka thënë Fejzullahu.
Më tej, ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për në obduksion.