Vdes një 36-vjeçar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Reporteri.net e cila thotë se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.

Lëndime ka pësuar një person që ndodhej në veturë në momentin e vetaksidentit.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme