Vdes një 64-vjeçar nga Kamenica i prekur me COVID-19

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka vdekur një 64-vjeçar nga ky qytet i infektuar me Coronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka bërë me dije se kjo është vdekja e parë nga COVID-19 në këtë komunë.

“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve”, ka shkruar Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska, distancën dhe të dezinfektojnë duart vazhdimisht.

“Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1200026103668459

Të ngjashme