Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se sot më datë 23 qershor ka vdekur një 72 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.
Ai dyshohet se ishte i prekut me Coronavirus.
“Ju njoftojmë se sot me dt 23.06.2020 pacienti S.K. i lindur më 08.09.1948 me vendbanim në fsh.Reznik-Vushtrri ka përfunduar me Exitus letalis në ora 10:30. Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikes Infektive nga ana e familjarëve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikur me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, njofton Klinika Infektive.