Vdes një 76 – vjeçar pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një 76-vjecar është goditur me veturë në Mitrovicë, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të enjten.

“Më datën 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur. Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme