Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një banor në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet

Vdes një banor në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet

Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë prandaj edhe ka nisur hetimet teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special […]

Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë prandaj edhe ka nisur hetimet teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme