Një burrë ka vdekur në Gjakovë, pas një aksidenti me traktor.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.