Një grua është helmuar duke pastruar me preparate dezinfektuese dhe ka ndërruar jetë. Bashkëshorti i viktimës, nga fshatin Bokshiq i Klinës, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka njoftuar për vdekjen e saj.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.