Policia e Kosvës, bën të ditur se gjatë ditës së djeshme një femër ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë rast, policia në raportin 24-orësh, po e cilëson si vdekje të dyshimtë.
“Nga stafi mjekësor i QKUK-së është raportuar se viktima femër ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin nga njësitë policore është bërë ekzaminimi i banesës ku kishte banuar viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.