Një grua ka vdekur në paraditen e djeshme në Suharekë, në rrethana ende të panjohura, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal në Prizren.
Kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
“Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër kosovare pasi është dërguar në spitalin rajonal në Prizren është konstatuar se ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.