Policia është duke e hetuar një rast të vdekjes që ka ndodhur dje në mëngjes në Shtime.
Sipas raportit të përditshëm policor, Policia është informuar se një një pacienti të gjinisë mashkullore në Entin Special i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në QKMF në Shtime, ku dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.