Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
Sipas raportit të policisë, ngasësi duke lëvizur me veturën VË Golf, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një anësoren e rrugës dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjer meshkuj K-Shqiptar dhe nga lëndimet e marra drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë ë është dërguar në IML për obduksion.