Në fshatin Qallapek të Lipjanit raportohet se tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.