Vdes një person në Pejë, policia nis hetimet

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Pejë 29.09.2021 – 08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar mjeku. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet ne IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme