Një person është gjetur pa shenja jete, në rrethana të dyshuara gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
‘Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’.