Një person ka vdekur derisa ishte në një fushë në fshatin Krajk të Prizrenit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të martën.
Sipas njoftimit, të ndjerit i është përkeqësuar gjendja derisa ishte në fushë dhe se aty ka vdekur, kanë konstatuar mjekët.
“Është raportuar se viktima derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin tjetër, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen.