Vdes një person në Rugovë gjatë ndërtimeve të paligjshme

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Një person në Rugovë ka vdekur të dielën gjatë ndërtimeve ilegale, është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës. Viktima është goditur nga një dru dhe ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

“ Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte duke bërë punime të kundërligjshme dhe gjatë punimeve dyshohet se një dru ka rënë mbi viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme