Vdes një shqiptar në Burgun e Trikalas në Greqi

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në Greqi.

Sipas mediave greke për fjalë për një person të moshës 36 vjeç i cili ka humbur jetën në burgun e Trikalas.

Shkaku i vdekjes së shqiptarit thuhet se është bërë një rrëzim i papritur që ai ka pësuar në qelinë e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike.

Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por për të ishte tepër vonë, raporton Top-Channel.

Ndërkaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet.

Të ngjashme