Ish i dashuri i Princeshës Diana Oliver Hoare ka vdekur në moshën 73 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Tregtari i artit, me të cilin Diana ishte e ‘fiksuar’ me 1992, vdiq në shtëpi në Francë.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve, ai ishte një mik i ngushtë i princit Charles.
Mendohet se ai e filloi lidhjen me Dianën në vitin 1992, pasi vdiq babai i saj, Earl Spencer.
Hoare ishte 16 vjet më i vjetër se Princesha Diana.
Një ish-truproje tha se dikur e kishte parë atë “gjysmë të zhveshur prapa një vazoje me pemë në një korridor të Pallatit të Kensingtonit, duke pirë një puro”.
Hoare thuhet se gjoja u zbulua nga ish oficeri i mbrojtjes mbretërore të Princeshës, Ken Wharfe.
Por ai kurrë nuk e pranoi publikisht këtë aferë.
Sipas raportimeve, afera e tij me princeshën përfundoi kur gruaja e tij franceze Diane kërcënoi me divorc.
Princesha Diana ishte bërë e dobët ndaj Hoare dhe një herë i tha të afërmes së saj, Lady Bowker, se ajo ëndërronte të jetonte me të në Itali, sipas Daily Mail.
Pas lidhja u ftohë, Diana pranoi në një intervistë për Panorama në vitin 1995 se ajo ndonjëherë e kishte thirrur atë, në një periudhë deri në nëntë muaj, por jo në mënyrë obsesive.
Hoare kishte studiuar historinë e artit në Sorbonne.
Më vonë, ai u bë specialist i artit islamik dhe besohet të ketë shitur Sheikut të Katarit Saud Al Thani vepra të artit me vlerë prej më shumë se 20 milionë funte.
Princesha Diana u martua vetëm një herë, por kanë mbetur shumë thashetheme për aferat romantike pas vdekjes së saj.
Diana pranoi gjithashtu se ka pasur lidhje edhe me ushtarakun James Hewitt derisa ishte e martuar me Charles, e cila zgjati pesë vjet dhe përfundoi rreth vitit 1992.
Në atë kohë ai kishte thënë: “Unë mendoj se ajo mjaft e lehtë binte në dashuri të vërtetë …”
Në një aferë tjetër, Dodi Fayed ndërpreu lidhjen e tij me një modele amerikane për të qenë me Dianën.
Ata në korrik të vitit 1997 publikisht i kaluan së bashku nëntë ditë pushime përgjatë rivierës franceze dhe italiane në jahtin e familjes së tij.
Ata ishin bashkë në hotelin Ritz natën kur vdiqën.